Gjykata ka shtyrë për në nëntor shqyrtimin e dosjes për çështjen e Adriatik Llallës.

Mësohet se avokati kërkoi kryerjen e disa hetimeve të tjera dhe gjykata vendosi plotësimin e hetimeve.

Kështu seanca e radhës për ish-kryeprokurorin është në nëntor.

Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla akuzohet për fshehje të pasurisë.

Ndërkohë hetimet për Llallën kanë nisur prej rreth dy vitesh, ndërsa nga ana e avokatit të çështjes pretendohet se nuk ka asnjë element të veprës penale dhe për këtë arsye kërkohet të pushohet çështje në ngarkim të ish-kryeprokurorit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re