Gazetari dhe deputeti kosovar Milaim Zeka, është arrestuar me urdhër të Prokkurorisë së Shtetit në Kosovë, me akuzën e kërcënimit të një zyrtari të lartë. Fjala është për Afrim Shefkiun, prokuror special, njeriu që ka denoncuar Zekën për mashtrime me vizat.

“Është arrestuar deputeti Milaim Zeka. Është në mbajtje në polici. Arrestimi është bërë për kanosje ndaj personave zyrtarë”, është konfirmuar nga Prokuria Themelore ne Prishtinë.

Milaim Zeka, ardhur në politikë nga gazetaria, njihet performancën e tij publike kontraverse. Gjuhëlëshuar dhe konfliktual, kohë më parë ai dhe u qëllua me grushta nga një vetëvendosës, ngjarje e ndodhur në një studio televizive.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re