Avokati Skënder Demiraj i cili akuzohet për korrupsion, në seancën e sotme nuk ka pranuar të ketë marrë para në lidhje me ndryshimin e masës.

Para gjykatës ai është shprehur se është burrë i moshuar dhe nuk ka marrë asnjë qindarkë.

Në lidhje me përgjimet e nënë e bir, Nejton e Afëdita Bali, avokati shprehet se djali ka dashur të marrë para nga e ëma, por jo për të paguar gjyqtarët, por për të luajtur bixhoz.

Sakaq gjyqtarja Margjeka ka mohuar akuzën e korrupsionit, ndërsa në seancë është shprehur se ka dhënë vendim të drejtë, për shkak të pandemisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re