Në Gjykatën e Posaçme nis sot seanca paraprake për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla, i cili akuzohet për korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022 dhe tre të pandehurit e tjerë, Ndriçim Tafxhafa, Blerin Xhamani dhe Isuf Tosku.

Sipas SPAK, Memola në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022, ndikon tek i pandehuri Blerim Xhamani me detyrë elektriçist pranë FSHU Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 06.03.2022, si dhe komunikon me të pandehurin Blerim Xhamani, për punësime në Bashkinë Rrogozhinë, në këmbim të votës.

I pandehuri Ndriçim Tafxhafa, i ka premtuar një shtetaseje për shlyerje të detyrimeve ndaj OSHEE dhe për strehim, duke i kërkuar të votonte në favor të një kandidati të caktuar në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvilloheshin në Rrogozhinë në datën 6 mars 2022.

Gjithashtu të pandehurit Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku kanë falsifikuar të dhënat në procesverbalin e ndërprerjes së energjisë elektrike, duke paraqitur të dhëna të rreme, pasi nuk ia kanë ndërprerë faktikisht energjinë elektrike abonentit debitor.

Përgjimi:

Ka qenë një përgjim i një bisede telefonike që ka fundosur kryebashkiakun e Rrogozhinës, i cili paguante faturat e energjisë elektrike të qytetarëve në këmbim të votave.

Biseda telefonike:

Kryetari: Alo!

Zonja: Alo!

Kryetari: Përshëndetje?

Zonja: Përshëndetje?

Kryetari: Si jeni?

Zonja: Mirë, po ti?

Kryetari: Më fal se nuk më del numri?

Zonja: E di që nuk del numri? nuk e ke numrin tim ti, prandaj nuk të del?

Kryetari: Po më thuaj?!

Zonja: Unë jam goca e ?

Kryetari: Çfarë halli kishe?

Zonja: Të thashë unë ty atë ditë për dritat, se më kanë ardhur për të më prerë dritat

Kryetari: Eee? t?i prenë?! I thashë unë atij çunit?

Zonja: Jo, ai çuni është aty përjashta? Unë s?kam mundësi të paguaj?

Kryetari: Po a është aty ai çuni? Foli të dali njëherë në telefon?

Zonja: O Land, ku iku ai çuni?! Na çoje një çikë telefonin, t?i foli atij xhaxhi kryetari. Prit një sekondë se ka shkuar atje te shtylla (zonja shkon çon telefonin tek elektricisti).

Një djalë: O xhaxhi, na foli pak xhaxhi kryetarit?

Elektricisti: Kujt kryetar?

Djali: Të Rrogozhinës, po kush?.

Elektricisti: Alo.

Kryetari: Alo.

Elektricisti: Urdhëro?

Kryetari: Çfarë bën, qysh je? Edi jam?

Elektricisti: Oo Rimi jam o Rimi?

Kryetari: O Rim, ça bën o, a do ia prisni, po lene të kalojë këtë muaj o burrë?

Elektricisti: Po e kaloj këtë muajin, po muajin tjetër?!

Kryetari: Po muajin tjetër, shohim e bëjmë? Shif t?i matrim ato, ça kemi me i marrë, se jemi në zgjedhje?

Elektricisti Rimi: E di, e di, po ça të bëjmë ne?

Kryetari: Po hajde se ia jap unë një muaj, sa lek ka?

Elektricist Rimi: Po ajo ka pesë muaj, sikur ka një muaj ajo?

Kryetari: Po paguaj një unë, pastaj të tjerat sa t`ia shtysh në qoftë se ke ndonjë problem aty?

Elektricisti Rimi: Problem e kemi ne se na kanë heqë nga dy javë të punës?

Kryetari: Pse, pse s`keni pre eee?

Elektricisti Rimi: Po?

Kryetari: Hajde se do diskutojmë një çikë me Edin, lëre sot, se do flas çik me Edin unë?.

Elektricisti Rimi: Mirë..

Kryetari: Apo e ke raportuar ti?

Elektricisti Rimi: Për sot e kam lënë vetë unë e nja dy-tre ditë..

Kryetari: E mirë, të flas me Edin unë, të flasi me ato të mëdhenjtë që të mos ju bezdisin?

Elektricisti Rimi: Mirë po iki?

Kryetari: Hajde?

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re