“Unë jam e pafajshme, gëzoj prezumimin tim të pafajësisë si një e drejtë themelore dhe do ta mbroj emrin tim me vendosmëri”, kështu ka deklaruar ish-komandantja e përgjithshme e Policisë Kombëtare në Ekuador, Tannya Varela Coronel, e cila akuzohet për lidhje me mafien shqiptare.

Coronel i ka cilësuar të pavërteta dhe shpifje të gjitha akuzat që e lidhin emrin e saj me aktivitetin e mafies shqiptare në Ekuador.

“Unë e thyej heshtjen sepse, me sa duket, për shumë është më rehat të qëndroj hermetike duke marrë akuzat e tyre shpifëse ndaj meje”, komentoi ajo.

Mediat ekuadoriane raportojnë se ende nuk dihet me siguri nëse ngjarjet lidhen me njëra-tjetrën. Ndërsa në anën tjetër Coronel thekson se gjatë gjithë karrierës së saj ajo vetëm i ka luftuar bandat kriminale dhe nuk ka qenë kurrë pjesë e bashkëpunimit me to.

“Ata kurrë nuk do të mund të më lidhin në asnjë mënyrë me ndonjë veprim të parregullt në dobi të organizatave kriminale që kam luftuar gjatë jetës sime profesionale. Unë kurrë nuk kam bërë ndonjë parregullsi, as si komandante e përgjithshëm dhe as si civile”, shtoi ajo.

Sipas Ecuavisa , ajo ka deklaruar se deri më sot, paraqitja e saj nuk është kërkuar në kuadër të asnjë hetimi. Dhe nëse autoritetet i kërkojnë asaj të paraqitet, ajo do të jetë e gatshme ta bëjë këtë. “Nuk kam pasur nevojë të iki nga vendi, as të fshihem”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re