SPAK ka kërkuar burg përjete për Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, të akuzuar për masakrën e Lushnjes në vitin 2017.

 

Ndërkohë vijon të jetë në kërkim për këtë ngjarje Laert Haxhiu. Prokuroria e Posaçme i akuzon të tre si pjesëmarrës në grup kriminal dhe autorë të disa vrasjeve me paramendim në zonën e Lushnjes dhe jo vetëm.

 

Orgest Bilbili dhe Laert Haxhiun janë akuzuar për vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit si dhe tentativën e vrasjes së Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares. Veç akuzës së vrasjes në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave, Bilbili akuzohet për “Kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re