Skip to content

Akuzohet për mashtrim/ Arrestohet ish-drejtoresha e Mjedisit në Bashkinë Tiranë, Viola Sterjo

Policia e Korçës ka vënë në pranga shtetasen Viola Sterjo, e xila ka bajtur postin e Drejtoreshës së Mjedisit pranë Bashkisë Tiranë.

 

 

Efektivët e Korçës ekzekutuan një vendim gjykate, nxjerrë më datë 26 të këtij muaji për arrestimin e 39-vjeçares e cila akuzphet për veprën penale ‘mashtrim’ me pasoja të rënda.

 

 

Në informacionin paraprak, policia e qytetit juglindor sqaron se në periudhën mars-nëntor 2020, kjo shtetase ka përfituar shuma financiare në qytetin e Korçës duke i premtuar qytetarëve të ndryshëm e bizneseve se do të ndikonte tek institucionet publike në mënyrë që ata të fitonin fonde shtetërore.

 

 

 

Nuk dihet nëse vepra penale për të cilën akuzohet Viola Sterjo lidhe4t apo jo edhe me postin që ka mbajtur në bashkinë e Tiranës si drejtoreshë e Mjedisit.

 

Korçë

 

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë për ndalimin e shtetases V. S., 39 vjeçe, banuese në Tiranë.

 

Ndalimi i saj u bë pasi, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 26.12.2022, ka caktuar për këtë shtetase masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda. Nga hetimet e kryera rezulton se në periudhën mars-nëntor 2020, nëpërmjet mashtrimit, V. S., dyshohet se ka përfituar në qytetin e Korçës, një shumë të konsiderueshme monetare, me qëllim ndikimin e saj në institucione shtetërore, që qytetarë të ndryshëm të përfitonin fonde monetare nga shteti.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.