Gjykata e Posaçme shtyu për në 8 janar seancën gjyqësorë ndaj Rezart Taçit, biznesmenit të akuzuar nga SPAK për përfshirje në përpjekjen për pastrimim e 18.3 mln euro të mafias italiane.

Procesi ndaj biznesmenit ishte pezulluar për një vit për shkak se ai nuk është gjetur për tu arrestuar në zbatim të një mase sigurie “arrest në burg” dhënë në mungesë ndaj tij.

Seanca e së hënës u shty për shkak të mosnjoftimit të Taçit për procesin. Po ashtu gjykata vendosi të bëjë njoftim me shpallje publike për gjyqin ndaj biznesmenit në kërkim.

Në këtë proces Taçi akuzohet për “pastrim parash” dhe “grup të strukturuar kriminal”./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re