Episode tronditëse të dhunës seksuale janë zbuluar në Greqi, ku një 45-vjeçar shqiptar ka përdhunuar një 34-vjeçare greke në orët e para të së dielës së kaluar në një stacion autobusi.

 

 

I njëjti person ka tentuar të përdhunojë edhe një 24 vjeçare në 23 tetor të këtij viti.

 

 

Mediat greke shkruajnë se 45-vjeçari është larguar nga Greqia të enjten e kaluar drejt Shqipërisë nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës. Autoritetet greke kanë arritur të zbulojnë se ai është autori nëpërmjet materialit gjenetik, ADN-së që kishte lënë në makinën e njërës prej vajzave që sulmoi.

 

 

Autori ka si shenjë identifikuese edhe një tatuazh.

 

 

45-vjeçari jetonte me nënën e tij prej 3 vitesh në Greqi pasi thuhet se ishte i divorcuar nga bashkëshortja, ndërkohë është dhe babai i dy fëmijëve.

 

 

Ai përshkruhet si një person i dhunshëm, i alkoolizuar, me sjellje problematike, i cili dhunonte nënën e tij, bazuar dhe në dëshmintë e fqinjëve të cilët shpesh e dëgjonin të bërtiste.

 

 

Ndaj 45-vjeçarit shqiptar tashmë në arrati, janë ngritur akuza për dhunim të kryer dhe tentativë, dhunë, kanosje me armë dhe rrëmbim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re