Algjir Skilja, i akuzuar për abuzim seksual me një 6-vjeçare, është liruar nga qelia me vendim të Gjykatës së Apelit. Togat e zeza argumentuan se diçka e tillë nuk është provuar.

Ngjarja u denoncua në polici nga vetë e mitura, tanimë 14-vjeçare, e cila pretendoi se Algjir Skilja, komshi me gjyshin e saj, kishte abuzuar seksualisht me të. Por ky pretendim nuk është provuar nga hetimet.

Në momentet e para të arrestimit, policia theksoi se është e vështirë të provohet një akuzë e tillë, kjo për shkak të kohës të largët kur pretendohen se është konsumuar vepra penale.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re