Dhoma e senatit në parlamentit çek votoi për një padi kundër presidentit Milos Zeman, duke e akuzuar për shkelje të Kushtetutës.
Senati, i cili kontrollohet nga opozitë, votoi 48-20 për të ngritur padi në Gjykatën Kushtetuese.
Për të ngritur një padi, mocioni i Senatit duhet të mbështetet me një shumicë të plotë në dhomën e ulët të parlamentit.
Por kjo nuk ka gjasa të ndodhë, pasi partia e Andrew Babich, aleati i Zemanit, është dominuese aty.
Senatorët e akuzuan Zeman për shkelje të Kushtetutës në tetë pika, duke përfshirë përsëritjen e mosveprimit për emërimin e ministrave të propozuar.
Nëse gjykata është dakord me akuzën, Zeman do të duhet të largohet nga posti i presidentit.
Ai njihet për tipare të ngjashme me Viktor Orbanin e Hungarisë, për shkak të qëndrimeve të ashpra anti-emigrantë, deri dhe islamofobe.