Skip to content

Akuzohet për shpërdorim detyre – SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka marrë të pandehur ish-kryetarin e Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi.

Kokoneshi akuzohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Sipas të dhënave dhe hetimeve të SPAK, zyrtarët e Bashkisë kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë procedurës së dhënies me qira të disa pasurive që janë përdorur për impiante diellore me afat shfrytëzimi 10-vjeçar, ndërkohë që në ASHK ishin të regjistruara si tokë bujqësore.