Prokuroria e Lezhës ka dhënë pretencën për 19 persona të vënë nën akuzë për tjetërsimin e pronave tek Rana e Hedhun në Shëngjin. Prokurori Erjon Shehaj ka kërkuar 43.6 vite burg në total për të pandehurit.

Për ish-kryetarin e bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj janë kërkuar tre vite burg dhe për ish nënkryetarin Enver Hafizi dy vite burg.

Prokuroria ka kërkuar për ish kryetarin e Qarkut, Gjok Ndoka dënimin me katër vite burg. Ndërkohë që është kërkuar të asgjësohen praktikat e regjistrimit të pasurisë që është tjetërsuar.

Kujtojmë se Frrokaj u vu pranga në një operacion policor në vitin 2018, së bashku me 11 zyrtarë të tjerë, por më pas u la me arrest shtëpie.

Fran Frrokaj dhe 12 zyrtarët e arrestuar, sikurse edhe 11 persona të tjerë në kërkim akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin duke abuzuar me detyrën kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.

Vendimi i plotë i gjykatës së Lezhës

1. Pranimin pjeserisht te kerkeses.

2. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të dhënë ndaj të arrestuarit Fran Frrokaj me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe zëvendësimin e kësaj mase, me atë të “Arrest në shtëpi” me mbikëqyrje policore, duke urdheruar te dyshuarin Fran Frrokaj, te mos largohet nga banesa e tij ne qytetin Lezhe, lagjja “Beselidhja” dhe te mos komunikoje me persona te tjere me perjashtim te atyre qe bashkejetojne me ate.

3. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të dhënë ndaj të arrestuarit Enver Hafizi me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe zëvendësimin e kësaj mase, me atë të “Arrest në shtëpi” me mbikëqyrje policore, duke urdheruar te dyshuarin Enver Hafizi, te mos largohet nga banesa e tij ne qytetin Lezhe, lagjja “Beselidhja” dhe te mos komunikoje me persona te tjere me perjashtim te atyre qe bashkejetojne me ate.

4. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të dhënë ndaj të arrestuarit Gjok Ndoka me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe zëvendësimin e kësaj mase, me atë të “Arrest në shtëpi” me mbikëqyrje policore, duke urdheruar te dyshuarin Gjok Ndoka, te mos largohet nga banesa e tij ne qytetin Lezhe dhe te mos komunikoje me persona te tjere me perjashtim te atyre qe bashkejetojne me ate.

5. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në shtepi” të dhënë ndaj të arrestuares Gjelina Bacaj me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.

6. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të dhënë ndaj të arrestuarit Dilaver Neli me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe zëvendësimin e kësaj mase, me atë të “Arrest në shtëpi”, duke urdheruar te dyshuarin Dilaver Neli, te mos largohet nga banesa e tij qe ndodhet ne Mamurras, Bashkia Kurbin.

7. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të dhënë ndaj të arrestuarit Ardenis Haxhia me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.

8. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të dhënë ndaj të arrestuarit Enkelejd Zefi me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.

9. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në shtepi” të dhënë ndaj të arrestuarit Frrok Frroku me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.

10. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të dhënë ndaj të arrestuarit Pjeter Gjoni (Lini) me vendimin Nr.86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe zëvendësimin e kësaj mase, me atë të “Arrest në shtëpi”, duke urdheruar te dyshuarin Pjeter Gjoni (Lini), te mos largohet nga banesa e tij qe ndodhet ne Mamurras, Bashkia Kurbin.

11. Ngarkohet Prokuroria e rrethit gjyqesor Lezhe per ekzekutimin e ketij vendimi.

12. Kundër këtij vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Apelit Shkodër brenda 5 ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e shpalljes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re