Një shqiptar është arrestuar nga policia britanike, pasi akuzohet për trafik ndërkombëtar droge.

Sipas medive britanike, Taulant Stoica trafikonte sasi të mëdha të lëndëve narkotike nga Holanda drejt Italisë dhe shteteve të tjera europiane.

Po sipas këtyre burimeve, i riu shqiptar dispononte dhe një bar-kafe në Londër.

Taulant Stoica akuzohet edhe për kontrabandë të ilaçeve nga Hollanda në Itali midis dhjetorit 2015 dhe shkurt 2016.

Pas arrestimit të 34 vjeçarit, pritet dhe ekstardimi i tij drejt Italisë, pas urdhërit të lëshuar nga autoritet italiane.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re