Seanca paraprake për Mario Përlleshaj, autorit të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, do të zhvillohet më 10 mars.

Përlleshaj akuzohet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave, në dëm të Martin Canit dhe Luis Meçja.

Vrasja e Martin Canit

Martin Cani, vetëm 14 vjeç, u vra më 18 nëntor 2024 pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Nga sherri mes adoleshenteve mbeti i plagosur edhe shoku i tij, Luis Meçja, i cili tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Ditën e premte, 22 nëntor, u zhvillua seanca gjyqësore në ambientet e një spitali privat në Tiranë ndaj 14-vjeçarit që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, Martin Cani.

Gjyqtarja Lorena Çabej pasi dëgjoi palët, vendosi masën “arrest me burg” për Mario Përlleshin. I mituri akuzohet si i dyshuar për kryerjen veprës penale “Vrasje e kryer ne rrethana cilesuese”

Vetëm një ditë më parë (10 shkurt) Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e autorit të vrasjes së 14-vjeçarit, duke e lënë Mario Perlleshaj në masën e sigurisë arrest me burg.

Përlleshi kishte kërkuar që të ndryshohej masa e sigurisë dhe të ishte në “arrest shtëpie”.

14-vjeçari ndodhet në institutin për të mitur në Kavajë, ndërsa edhe në muajin dhjetor 2024 ai kundërshtoi masën e sigurisë “arrest me burg”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko