Skip to content

Akuzohet për vrasjen e Gentjan Bejtjas, arrestohet Flodian Plaku

Nga një operacion i zhvilluar këtë të diel është arrestuar Flodian Plaku. Ai u arrestua në Orikum, ndërsa gjatë momenti të arrestimit i janë gjetur edhe dy armë zjarri me vete.

Plaku i njohur edhe si (Pole Qorri) akuzohet si një nga tre personat e dyshuar për ekzekutimin me armë të Gentjan Bejtjes. Ngjarje kjo e ndodhur në mars të vitit 2024 në Larushk të Fushë Krujës.

Flodian Plaku nga Vlora ishte shpallur në kërkim si një nga autorët e vrasjes së Gentjan Bejtjas në Larushk të Fushë Krujës. Plaku përdorte edhe mbiemrat Serjani dhe Mamo.

Ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja u vra më 15 mars në oborrin e shtëpisë përmes një atentati të mirëorganizuar në Larushkë të Fushë Krujës.

Bejtja u kishte shpëtuar tri atentateve, por i katërti ishte fatal për të.

Teksa ndodhej në oborrin e banesës, persona të maskuar e qëlluan me breshëri plumbash.