Gjykata e Tiranës la në burg 31-vjeçarin Fletur Zani, i arrestuar para disa ditësh, pasi akuzohet për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie.

Panorama raporton se Zani i ka kërkuar një biznesmeni 10 mijë euro, pasi i kishte premtuar se do t’i gjente një shesh për ndërtimin e një pallati.

Gjatë seancës gjyqësore i pandehuri e ka pranuar akuzën.

I riu ka pretenduar se kërcënimet i ka bërë për të marrë shumën për të cilën kishin rënë dakord, pasi ai e kishte gjetur vendin për ndërtimin e pallatit, por biznesmeni ia ka dhënë një të njohuri të tij për të ndërtuar, duke shmangur kështu pagesën 10 mijë euro.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re