Këtë të shtunë do të jepet masa e sigurisë për të arrestuarit dy ditë më parë në Gjykatën e Krujës, mes të cilëve gjyqtarja Enkeleida Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku.

Të pranishëm në sallën e gjyqit duket se do të jenë familjarët e gjyqtares Hoxha babi i saj i moshuar Belul Hoxha dhe vajza.

Në një prononcim për mediat ata besojnë te pafajësia e familjares së tyre.

Babai i gjyqtares është shprehur se vajza e tij ka punuar me ndershmëri.

“Ajo ka numrin më të vogël të krimeve në Gjykatë. Unë do kërkoj që dhe nxitimi që u bë një kala dibrance që të gjejë një zgjidhje, në 15 shkurt kishte mbledhje të KLGJ, si i doli SPAK para KLGJ, ajo mori leje për njohjen e avokatit, në mes të natën vajti në tërë gjykatat e Krujës, kur ne flinim në shtëpi, ajo ishte në Dibër, në Burrel në Has, ajo nuk ka rezerva valutore që i kapi SPAK,

SPAK gjeti shpenzimet, 10 mijë dollarë, kam 4500 firma, i kam të gjitha me dokumente, janë të shtëpisë që duhen paguar urgjent, kërkoj që ky kapërcim etapash të gjejë zgjidhje, e kam pritur SPAK natë e ditë të vij se jam i qetë dhe i pastër, ato erdhën dhe i spostuan KLGJ, pse e spostuan, atje dy figurat kryesore të policisë kanë pritur SPAK, ai djali i Enkelejdës është 19 vjet autik dhe ai e di se çfarë heq i shkreti se nuk del dot, rri me gjyshen që është bërë sa një dorë njeriu.

Po ta shohësh do të thuash ti kjo është gjyqtare e Republikës së Shqipërisë?

Fle në dy divane dërrase, vet jam me parkison dhe vajza fle te këmbët e djalit. Ai djali me autizëm është lutur ta transferojnë në Tiranë, kemi bërë letra presidentëve, dhe na thonin ‘ja do mendojmë’.

Kam punuar që fëmijët e mi të jenë të edukuar, nipi im ka sot ditëlindjen”, ka thënë babai i Hoxhës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re