Është caktuar sot masa ‘arrest me burg’ për Ardian Çapja, i cilësuar si kreu i një grupi kriminal në Elbasan.

Çapja u arrestua nga forcat RENEA më 29 mars, pasi akuzohet se është organizatori dhe financuesi i vrasjes së Gentian e Nezir Beqiri, më 2012.

Por masa e sigurisë ndaj tij nuk u dha në një ambient të zakonshëm të gjykatave, por në QSUT, ku Çapja ndodhet pasi shfaqi disa probleme shëndetësore.

Gjyqtarja e çështjes, Pajtime Fetahu dhe pak më pas saj, prokurorët Kreshnik Ajazi e Ridvan Sukaj shkuan në ambientet e spitalit të shoqëruar nga turpëroja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re