Skip to content

Akuzohet se përplasi me makinë qëllimisht për vdekje të moshuarin, 60-vjeçari: “Jam penduar!” Ja çfarë vendosi gjykata

Gjykata e Lezhës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Mhill Gega, i cili më 17 janar akuzohet se përplasi qëllimisht me automjetin e tij 68-vjeçarin Mark Gjeta, i cili për pasojë humbi jetën.

60-vjeçari ka shfaqur pendesë për krimin e kryer në sallën e gjyqit, duke deklaruar se gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër, raporton News 24.

Gega ka ndryshuar versionin e tij në gjykatë ku tha se ai nuk ka dashur ta përplasë me makinë, por nuk ka mundur dot të frenojë pasi makina ka rrëshqitur nga akulli.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë në fshatin Bungaj të Mirditës, ku u aksidentua për vdekje Mark Gjeta 68-vjeç nga bashkëfshatari i tij, Mhill Gega, 60 vjeç.