Skip to content

Akuzohet se plagosi policen, Daniel Dobraj: Më dhunuan në komisariat

Pak para nisjes se seancës për masën e sigurisë, Daniel Dobraj, i cili akuzohet se ka plagosur efektiven Ina Nuka në protestë, hodhi akuza të forta për uniformat blu.

 

Ai tha në sallë se ishte keqtrajtuat në drejtorinë e policisë pas shoqërimit. 18 vjeçari pohoi se forcat e rendit e kishin goditur me grushta e shkelma, ndërsa tha se dy gishta të dorës nuk i lëviz dot më, pasi ia kanë shkelur me kepucë uniformat blu pas arrestimit.

 

Dobraj u shfaq në gjykatë me dorën fashuar. Ndërkohe gjykata pezulloi fillimisht seancën, pasi kërkoi zhvillimin e saj me dyer të mbyllura, por deputëtet e PD-së bënë rezistenc.