Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin arrest me burg për Gjergj Cukalin, i cili akuzohet se është porositës i atentatit me eksploziv në Kamëz ndaj biznesmenit Gjon Menës.

Cukali, i njohur ndryshe edhe si “i forti” i rrugës “Myslym Shyri” akuzohet për ‘vrasje me paramendim mbetur në tentativë’ dhe ‘shkatërrim prone me eksploziv’.

Dy ditë më parë policia arrestoi dhe dy kushërinjtë Edmond dhe Enver Jakimi që akuzohen se kanë vendosur eksplozivin.

Ndër të tjera mësohet se vendimi për kushërinjtë është dhënë më parë por nuk është bërë publik për mediat me qëllimin e vetëm për të arritur tek identiteti i porositësit në lidhje me këtë ngjarje.

Lajmi për arrestimin e kushërinjve është bërë publik vetëm në momentin kur në pranga ka rënë dhe Cukali.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re