Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Apelit të Vlorës Pelivan Malaj. Sipas KPK-së, shkak i shkarkimit të prokurorit janë problemet me pasurinë që i janë gjetur subjektit të rivlerësimit. Malaj ka mbajtur detyrën e prokurit që prej vitit 2003., ndërsa tashmë do të përjashtohet për të paktën 15 vite nga sistemi i drejtësisë.

Pelivan Malaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si avokat. Në maj 2003, ai është emëruar prokuror i Prokurorisë së Apelit Vlorë, detyrë të cilën e ka ushtruar për gati dy dekada. Malaj ka qenë gjithashtu kryetar i Shoqatës së Prokurorëve.

Gjatë seancë dëgjimore Malaj, akuzoi KPK se nuk i kishte marrë parasysh të gjitha dokumentet e paraqitura prej tij.

Prokurori tashmë i shkarkuar, tha se kishte kryer një kontroll te CD me prova të dërguar nga ana e KPK nga kishte konstatuar se mungonte një shkresë e dërguar nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve Vlorë që konfirmonte se ai kishte ushtruar profesionin e avokatit, se kishte qenë i regjistruar me nipt dhe kishte paguar tatimet. “Pasqyrohen edhe tatimet e paguara për vitin 1997 nga puna si avokat”, sqaroi Malaj. “Kjo provë konsideroj se e përmbys balancën negative të konstatuar nga Komisioni”, theksoi Malaj.

Megjithë pretendimet e tij, Malaj u shkarkua sot me vendim unanim të anëtarëve të KPK-së. (E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re