Gjykata e Posaçme ka vendosur pushimin e padisë së ish kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ai akuzonte këtë të fundit se ka bërë deklarata dhe akuza të rreme ndaj tij, duke e paditur për shpifje.

 

Por, avokatët e Bashës dhe as ai vetë nuk janë paraqitur në seancë gjyqësore, gjë e cila është bërë shkak edhe për pushimin e çështjes.

 

Padia e Bashës fokusohej në tre deklarata të Veliajt të konsideruara nga ai si shpifje. Bëhet fjalë për akuat se ish kreu i PD u bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë dhe se ka përfituar gjatë kësaj periudhe, si dhe për ndërtime pa leje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re