Kryeministri Edi Rama foli sot në një konferencë të përbashkët me ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato.
Rama tha se Shqipëria renditet në vendin e parë në rajon për prokurimet publike.
Kryeministri Rama tha se vendi ynë është më i avancuari në rajon për sa i përket prokurimeve publike, teksa hodhi poshtë akuzat se ne vendin tonë janë vetëm 5 veta që përfitojnë tendera.
Edi Rama: Ne kemi hapur kapitullin e parë dhe të tjerë në rajon janë në negociata prej disa vitesh. Shqipëria i vetmi vend i rajonit që në fushën e prokurimeve publike nuk ka piketa të ndërmjetmet deri në anëtarësim. Ne jemi vendi ma i avancuar në prokurimet publike. Në raportin më të ri të Sigmës Shqipëria sot renditet me diferencë në vendin e parë në rajon për standardet dhe implementimin e prokurimeve publike që do të thotë se ne nuk kemi humbur asnjë minutë pavarësisht të problemeve të politikës. Stacioni ynë dhe destinacioni ynë prej kohësh është ne do ta bjermë gati Shqipërinë për të qenë anëtare me të drejta të plota brenda kësaj dekade…Ndërkohë që shqiptarëve iu thuhet se në Shqipëri janë 5 veta që marrin çdo gjë dhe se nuk ka prokurime publike, Shqipëria është në vend të parë në rajon.
I pyetur nëse planifikon t’i bëjë oferta opozitës për t’u ulur në dialog, Rama tha se duhen dy vetë për të bërë një valle. Kryeministri shtoi se opozita është vete përjashtuar dhe se këta e ka zgjedhur vet.
Edi Rama: Per dialogun jam shumë dakord duhen dy vetë dhe nuk hidhet vallja nëse të dy nuk duhet ta hedhin vallen. Nëse s’ka gatishmëri për dy anët atëherë nuk ka dialog. Ndihen të përjashtuar më vjen shumë keq, janë të vetëpërjashtuar është zgjedhja e tyre, edhe zgjedhja për të vrarë veten është legjitime.