Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ka shprehur gatishmërinë e tij për të filluar negociatat me opozitën të cilën e mbështetë SHBA-ja. Në të njëjtën kohë, ai ka akuzuar SHBA-të se kanë dhënë urdhër për vrasjen e tij, raporton Al-Jazeera, përcjell KosovaPost.

Lideri venezuelas i cili është i shqetësuar për gjendjen në vend, ka thënë se është i gatshëm të ndryshojë qëndrimin dhe të ulet në bisedime, për siç ka thënë ai, “Për nderë të paqes dhe të ardhmes së Venezuelës”.

Maduro ka thënë gjithashtu se bisedimet mund të mbahen në një vend të tretë dhe ka përmendur Meksikon, Uruguajin, Bolivinë, Vatikanin dhe Rusinë.

Ai akuzoi presidentin amerikan Donald Trump për organizimin e vrasësit të tij, duke thënë se ai ishte në dijeni të urdhrave të Trump. Megjithatë, ai nuk ka ofruar asnjë argument në lidhje me pretendimet e tij.

“Nëse më ndodh diçka, atëherë dine se Donald Trump dhe presidenti i Kolumbisë janë përgjegjësit për vrasjen time”.

Al-Jazeera raporton se ai ka ka thënë që vendi i tij është i fuqishëm mjfteshëm për të mbrojtur veten dhe presidentin e saj, si dhe, sipas tij, edhe Zoti do ta mbrojë presidentin e Venezuelës.

“Jam i mbrojtur mirë. Venezuala ka një sistem mbrojtës të sofistikuar. Përveç kësaj, mua do të më mbrojë edhe Zoti i Cili do të më jep jetë të gjatë”, ka thënë përgjatë intervistës së tij, Nicolas Maduro.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re