Vizion Plus i rikthehet transmetimit normal duke rindezur shpresën dhe besimin tek çdo familje shqiptare.

Duke nisur nga sonte mbrëma show i madh i humorit Alpazar i rikthehet ekranit të Vizion Plus për të rinisur aty ku e la javë më parë rrugëtimin e tij plot të qeshura. Në mungesë të publikut, duke respektuar masat e vendosura nga autoritetet, Al Pazar ju premton për një vazhdim sezoni të mbushur plot surpriza të këndshme e humor të zgjedhur.

Aktorët sjellin përjetimin e këtyre ditëve dhe vështirë e të interpretuarit në mungesë të publikut.

Jeta prevalon mbi gjithçka, por pa të qeshurën ajo nuk ka kuptim, ndaj dhe duke nisur nga kjo mbrëmje ju ftojmë ti shtoni asaj buzëqeshjet e munguara të së shtunës.

Kësaj premiere, do ti paraprijë në këtë mbrëmje një tjetër format i ndërprerë për shkak të karantinës. Inger Skura me Cover do të rinisë sërish rrugëtimin e saj për tu sjellë të rejat më të fundit nga bota e modës, shoëbiz-it e jo vetëm. Një revistë e përjavshme që vjen për ju çdo të shtunë ora 19:35.

Jeta e bukur do të na buzëqesh sërish, ndaj televizioni kombëtar Vizion Plus rindez motorët për të tjera supriza të këndshme në ditët në vazhdim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko