Në qershor, Arabia Saudite dhe disa vende të tjera të Gjirit morën masa për shkëputjen e lidhjeve diplomatike dhe izolimin e Katarit, duke akuzuar Dohën për mbështetje të grupeve ekstremiste dhe forcimin e lidhjeve me Iranin.
“Katari është gati të nisë dialogun për zgjidhjen e çështjes”, tha al-Thani për gazetarët,  pas bisedimeve me presidentin indonezian,  Joko Widodo në pallatin presidencial në Bogor, në jug të Xhakartës.
Lideri i Katarit tha se askush nuk mund të përfitojë nga mosmarrëveshjet.
“Ne jemi të gjithë vëllezër dhe po vuajmë për shkak të krizës”, shtoi ai.
Katari ka mohuar mbështetjen e ekstremistëve. Vendi i vogël ndan rezervat e gazit natyror me Iranin dhe lidhjet mes dy vendeve janë forcuar më shumë si rezultat i bojkotit.
Ministri i Jashtëm indonezian,  Retno Marsudi tha se Joko dhe al-Thani diskutuan mbi çështjen e bashkëpunimit duke përfshirë atë në fushën e infrastrukturës dhe turizmit. /Kosova Post/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re