60 pula të oborrit ngordhën brenda një nate në fshatin Guri i Gomares në Bashkinë Divjakë.

 

Kontigjeni me shpendë i përkiste Mirsida Sinanit. Ajo tregon se pavarësisht se kishte marrë mjekime në farmacitë veterinare, pulat nuk shpëtuan

 

 MIRSIDA SINANI 

BANORE E FSHATIT GURI I GOMARES

 

Asnjë pulë s’ka mbetur. Të gjitha kanë ngordhur. E kishin mishin blu. Si kjo bluza ime.

 

Rasti u monitorua nga autoritetet. Nga verifikimet paraprake dhe pasi mori mostra për analiza, vaksinatori Ardian Kaja ngriti dyshime për infeksion dhe jo grip shpendësh.

 

ARDIAN KAJA 

VETERINER, DIVJAKE

 

I ka kapur infeksioni.Nuk është alarmante tani për tani, pasi nuk kemi një sinjalizim që të jetë gripi i shpendëve. Unë si veteriner nuk jap sinjalizime për grip shpendësh por infeksion.

 

Kontrollet e pulave të oborrit kanë nisur edhe ne qytete të tjera të vendit pas përhapjes së virusit në disa pulari në Durrës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re