Paralajmërimi për shpërthimin e një vullkani në malin Agung në Bali ishte dhënë prej kohësh, ndërkohë që tani, linjave të transportit ajror u është dhënë “alarmi i kuq”, për shkak të rrezikut që shfaq hiri vullkanik, pas lëshimit të një reje të dendur tymi që arriti deri në 4.000 m lartësi.
Ky është shpërthimi i dytë më i madh nga ishulli-vullkan i Indonezisë brenda kësaj jave, ndaj dhe shumë fluturime janë ndalur, shtyrë ose devijuar. Bali është një destinacion tepër i rëndësishëm turistik, edhe pse vendet më të frekuentuara nga turistët e huaj janë Kuta dhe Seminiak, që ndodhen rreth 70 km larg vullkanit.
Aeroporti kryesor i ishullit po operon normalisht, por gjithsesi disa linja ajrore kanë anuluar fluturimet e tyre. Hiri vullkanik mund të shkaktojë dëmtimin e motorëve të avionëve. Për këtë arsye, aeroporti kryesor ndërkombëtar në ishullin Lombok, në lindje të Balit, është mbyllur tërësisht. Rreth 25 mijë personajane vendosur nëpër strehëza të përkohshme, ndërsa gjatë këtij viti janë larguar rreth 140 mijë njerëz në total./ts/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re