Katër rastet e djeshme që u konfirmuan nga Ministria e Shëndetësisë janë një në Skrapar, një në Kuçovë dhe dy në Berat. Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se i inféktuari në Skrapar është një 67-vjeçar, babai i sekretares së kryetarit të bashkisë. Kjo ka shkaktuar alárm në bashki, ndërkohë që sekretarja është karantinuar dhe po pret përgjigjen e téstimeve.

Ndërsa i inféktuari në Kuçovë është kontakt i rasteve të mëparshme. Sa i përket dy të inféktuarve në Berat, njëra prej tyre ishte punonjëse në fasoneri por kishte tre javë që nuk shkonte në punë. Deri tani, numri i rasteve aktive në qarkun e Beratit është 33.

Kujtojmë se ditën e djeshme u raportuan 4 jetë të humbura dhe 130 raste të reja me Cóvid. Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 1404, Durrës 302, Shkodër 231
Fier 103, Vlorë 94, Lezhë 87, Korçë 82, Kukës 74, Elbasan 54, Berat 33, Dibër 31, Gjirokastër 25.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko