HIV/AIDS është një problem global që shfaqet në grupmosha dhe raca të ndryshme, jo vetëm tek homoseksualët, por tek të dy gjinitë.

Avokati Saimir Visha ka ngritur publikisht alarmin për një situatë shqetësuese, duke deklaruar se janë zbuluar tre raste me virusin HIV/AIDS në paraburgim dhe në burgje.

Ai theksoi se ky është një tregues i rënies së sistemit të burgjeve dhe e cilësoi situatën si një këmbanë alarmi për përhapjen e SIDA-s. Të gjithë rastet e diagnoatikuar janë meshkuj.

“Sistemi i burgjeve ka rënë edhe me rastet e fundit që është këmbana e alarmit të SIDA-ës. Janë identifikuar nga sistemi shëndetësor në paraburgim dhe në burgje 3 raste me SIDA të vërtetuara. Imagjino rrezikun te toga e shoqërimit, familjarët,” u shpreh ai.

Avokati shtoi se situata është serioze dhe kërkoi që të bëhet kujdes, jo vetëm nga punonjësit e sistemit të sigurisë, por edhe nga familjarët e të dënuarve.

“Të identifikuarit janë meshkuj. Situata është e rëndë. I bëj thirrje dhe familjarëve të bëjnë kujdes. Nuk është më sëmundja e shekullit, por është e transmetueshme. Ne kemi hallin e sistemit të paraburgimit.”

Deklarata e tij ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, duke rikthyer vëmendjen mbi kushtet shëndetësore dhe protokollet mbrojtëse brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit.

Të burgosurit janë veçanërisht të cenueshëm ndaj marrëdhënieve seksuale shfrytëzuese dhe abuzive për shkak të mjedisit në të cilin ata jetojnë. Prandaj, ata duhet të fuqizohen për të marrë vendime të informuara në të njëjtën mënyrë si grupet e tjera të cenueshme.

HIV nënkupton virusin e mungesës së imunitetit të njeriut. Ai dëmton sistemin tuaj imunitar duke shkatërruar një lloj qelize të bardhë të gjakut që ndihmon trupin tuaj të luftojë infeksionin. SIDA është faza e fundit e infektimit me HIV. Ndodh kur sistemi imunitar i trupit dëmtohet keq për shkak të virusit. Jo të gjithë me HIV zhvillojnë SIDA.

Virusi përhapet nëpërmjet marrëdhënieve seksuale me persona të infektuar. Ai përhapet edhe nëpërmjet gjakut – nga gjaku i infektuar te i painfektuari.

Shenjat

Me zhvillimin e sëmundjes, personat e infektuar fillojnë të humbasin në peshë, kanë diarre. Shpesh, shenja e parë është një formë pneumonie, ndonjëherë tuberkuloz. Ndonjëherë simptomë është shfaqja e një sëmundje lëkure, si një lloj kanceri lëkure.

Ajo që duhet thënë për HIV/SIDA është se ai është një infeksion që e bën trupin e njeriut të jetë i pambrojtur ndaj të gjitha infeksioneve dhe sëmundjeve, që në një rast tjetër trupi do t’i luftonte vetë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko