Situata e rasteve të shtuara me Covid-19 në vendin tonë vijon që të mbetet serioze. Pas hapjes së shkollave vazhdimisht janë raportuar raste ku koronavirusi ka prekur edhe stafet e mësuesve duke bërë që disa shkolla të mbyllen.

Burime bëjnë me dije se tre shkolla publike dhe një private në Fier kanë aktualisht raste me COVID-19.

Bëhet me dije se shkollat ‘’Naim Frashëri’’, ‘’Jakov Xoxa’’ dhe ‘’Penellopi Piro’’ kanë nxënës të infektuar me COVID-19. E njëjta situatë dhe në një shkollë private.

Nxënësit që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 janë karantinuar në banesat e tyre, teksa dyshohet se e kanë marrë nga prindër apo të afërm.

Sipas ISHP nxënësit kanë dalë pozitiv para fillimit të shkolles dhe nuk kane shkuar asnjë ditë në shkollë.

Tek shkolla ‘’Penellopi Piro’’ dy nxënësit që janë infektuar janë kushërinj me njëri- tjetrin dhe kanë pasur kontakte.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re