I gjithë qyteti i Gjirokastrës është futur në alarm pas futjes së emigrantit me Covid-19. Burimet bëjnë me dije se të gjithë efektivët që kanë qenë në turn, në momentin që ka hyrë i infektuari në Shqipëri dhe pritet që të dalin rezultatit.
Deri më tani u janë marrë tamponët 20 efektivëve, ndërkohë që mësohet se emigranti, kishte pasur edhe simptoma. Pavarësisht kësaj, atij nuk i është bërë testimi, por është lënë të lëvizë lirshëm.
Sot në Përmet, në një hotel në Grykën e Këlcyrës, ku janë strehuar emigrantët e kthyer nga Greqia, një prej tyre ka rezultuar pozitiv me koronavirus. I infektuari ka 5 ditë që ka hyrë në Shqipëri dhe rrjedhimisht, mund të ketë përhapur virusin dhe tek qytetarë të tjerë.
Deri tani gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë, pasi virusi është kapur që në fazat e para. Së bashku me 20 emigrantë ai ka udhëtuar në një furgon nga Kakavija në Gjirokastër, duke përcjellë edhe koronavirusin në qytetin që deri një ditë më parë, ishte i paprekur.
