Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në ambientet e një kolegji në Athinë.  Një burrë i armatosur me thikë ka hyrë në ambientet e kolegjit duke kërcënuar fëmijët dhe mësuesit.

Forca të shumta policore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, të cilët kanë  rrethuar zonën. Ndërkohë, forcat e EKAM-it dhe të Sigurimit,  kanë bllokuar tre hyrje-daljet e Kolegjit dhe kanë nisur kontrollet në oborr dhe salla.

Sipas informacioneve të fundit, nga hetimet e policisë, në zonë nuk janë gjetur sende të mprehta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re