Skip to content

Alarm në Greqi/ Zbulohen dy raste të reja me mutacionet e Afrikës së Jugut dhe Brazilit

Dy mutacione të reja të koronavirusit që u zbuluan në Atikë kanë shkaktuar alarm në vendin fqinj.

Sipas OPEN, dy mutantët e rinj u identifikuan nga Instituti për Kërkime Biomjekësore të Akademisë së Athinës. Të dy rastet janë variante të llojeve të Afrikës së Jugut dhe Brazilit.

Mutacionet e shoqëruara me raste në Afrikën e Jugut dhe Brazil janë më shqetësuese për shkencëtarët, pasi duket se e bëjnë virusin më rezistent ndaj vaksinës. Në progres gjurmohen dy shpërthime.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb