Sekretarja e Gjykatës së Apelit Gjirokastër ka rezultuar pozitive me koronavirus. Ky fakt ka bërë që DSHP të kryej tamponim të 7 rasteve të kontaktit të sekretares, ndërkohë që ditën e nesërme do të bëhet dezinfektimi I ambienteve të gjykatës. Për këtë arsye Gjykata e Apelit në Gjirokastër nuk do të jetë nesër në shërbim të qytetarëve dhe dyert e saj do të qëndrojnë të mbyllura.

Situata e pandemisë në vend vijon të jetë ende shqetësuese, ku nga e enjtja e javës së ardhshme mbajtja e maskës do të bëhet e detyrushme edhe në ambiente të hapura.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 4 persona në vend, si dhe janë regjistruar 168 raste të reja positive nga 943 testime të kryera.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re