Skip to content

Alárm në kopshtin publik, edukatorja del pozitive me Covid, i prekur dhe bashkëshorti i saj tregtar

Është konfirmuar me Covid-19 edukatorja e kopshtit publik “Skënderbeg” në Lezhë dhe bashkëshorti i saj.

Mësohet se kopshti ku punonte edukatorja për momentin është i mbyllur dhe është dezinfektuar ndërkohë që i janë marrë tamponët edhe pjesës tjetër të stafit të këtij institucioni.

Burimet thonë se e kopshti gjatë kësaj periudhe nuk kishte frekuentim nga ana e fëmijëve ndërsa stafi është në pritje të analizave.

Gjithashtu dyshohet se të infektuarit në Lezhë mund të jenë në shifra të larta pasi bashkëshorti i edukatores së kopshtit, që ka rezultuar pozitiv për Covid-19 është tregtar në një pikë ushqimore në të cilën shet qofte.

/faxweb