Drejtoria Rajonale e Shëndetsisë në Korçë është vënë në alarm pasi ka identifikaur dy raste të dyshuara të epidemisë së fruthit në gjimnazin “Themistokli Gërmenji”.
Në kushte të tilla drejtoria e Shendetit Publik është çuar në këmbë duke vaksinuar në mënyrë emergjente të gjithë nxënësit që nuk e kishin bërë të plotë vaksinën antifruth por edhe stafin pedagogjik.
Mjekja epidemiologe Merita Kroi bën me dije se kemi të bëjmë me raste të dyshuara dhe janë marrë masat profilaktike për personat e rrezikuar nga prekja me fruth.
Në qarkun e Korçës ka pasur edhe raste të tjera të personave që dyshohet se janë prekur nga fruthi, teksa gjendja po mbahet nën kontroll të vazhdueshëm nga ana e drejtorisë rajonale të shëndetësisë.



