Anija patrulluese e Marinës britanike ka përcjellë anijet ruse përmes kanalit La Manche, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes britanike.
Në deklaratë thuhet se kjo është shenja e fundit e rritjes së aktivitetit detar rus pranë ujërave britanike gjatë sezonit të festave.
Anija e Marinës Mbretërore Westminster u dërgua për të monitoruar lëvizjen e katër anijeve ruse gjatë fundjavës, të cilat po kalonin pranë ujërave britanike dhe shkonin në veri, transmeton Reuters.
Besohet se anijet ruse me barka ndihmëse po ktheheshin nga operacionet në Lindjen e Mesme.
“La Manche është shumë i rëndësishëm për Britaninë e Madhe dhe është me rëndësi që Westminster dhe Marina Mbretërore të shohin lidhjen kyçe strategjike”, thuhet në deklaratë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re