Prej disa ditësh një sanitare në pediatrinë e Korçës është konfirmuar për Covid-19.

Burime për ABC News thonë se është karantinuar një pjesë e stafit mjekësor në pediatrinë e Korçës.

Sanitarja që rezultoi pozitiv për koronavirus ndodhet e intubuar në spitalin infektiv në Tiranë.

Po të njëjtat burime thonë se janë karantinuar edhe infermierë në urgjencën e spitalit të Korçës pasi kanë shfaqur shenja të covid-19.

Sanitarja dyshohet të jetë infektuar nga bashkëshorti i cili punonte mekanik në një fasoneri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re