Skip to content

Alarm në Pogradec; roja i Prokurorisë zbulon vendosjen e një objekti poshtë makinës

Policia e Pogradecit u vendos ne alarm mengjesin e kesaj te diele pasi mori njoftim se poshte nje makine po vendosej nje objekt.

Lajmerimi eshte bere rreth ores 04:00 nga roja i Prokurorise.

Ai ka pare nje shtetas qe ishte shtrire poshte makines se Eris Cekanit dhe po vendoste dicka te dyshimte.

Forcat e policise mberriten shpejt ne vendin e ngjarjes dhe me pas ekspertet kane konstatuar se  poshte mjetit eshte vendos nje GPS.

Permes kamerave te sigurise po punohet per te zbardhur identitetin e personit qe vendosi GPS.