Skip to content

Alarm në Qukës–Qafë Plloçë/ Çahet rruga, rrezik serioz për qarkullimin

wmremove transformed 1 1

Çahet traseja e rrugës Qukës Qafë Plloçë në lotin e dytë. Situata është vërejtur gjatë ditëve të fundit pas reshjeve të shiut në një segment mbi fshatin Malinë.

Në disa metra gjatësi segmenti është çarë dhe traseja e rrugës është batisur në pjerrësi shumë të madhe.

Jashtë kamerave, banorët shprehen se shkak është bërë firma që nuk ka punuar mirë me tombinot e ujërave në këtë zonë.

Zona ka rrëshqitur edhe më herët kur rruga ka qenë në ndërtim e sipër, por kompania vendosi që ti vijonte punimet pa zgjidhur problemin e ujërave të shiut që vijnë nga mali.

Sot në më shumë se 20 m gjatësi rruga dhe traseja e saj është çarë duke rrezikuar seriozisht mjetet që kalojnë.

Në zonjë janë parë edhe mjetet e kompanisë, e cila ndërtoi lotin e dytë të këtij aksi, por nuk dihet nëse do të arrihet të jepet një zgjidhje përfundimtare për të mos lejuar shembjen totale të rrugës në këtë segment.

Çarje të asfaltit dhe batisje janë vërejtur edhe në dy zona të tjera pranë fshatit Trebinjë dhe shumë pranë fshatit Zëmçë, ku ka pasur rrëshqitje dherash por edhe lëvizje e çarje të asfaltit të rrugës.