Një zarf me tre plumba, drejtuar Papa Françeskut, u gjet nga punonjësit e postës në Qendrën e Renditjes Peschiera Borromeo, në provincën e Milanos. Pakoja, sipas asaj që dihet deri tani,mësohet se pakoja e cila nuk mbërriti kurrë në selinë e shenjtë ishte nisur nga Franca. Zarfi me tre gëzhojat u kap nga Karabinierët e Compagnia di San Donato Milanese, ndërkohë që hetimet mbi rastin në fjalë vijojnë.

Mbi zarf shkruhej: Papa – Qyteti i Vatikanit, Piazza S. Pietro në Romë. Pa asnjë të dhënë tjetër që mund të dërgojë tek dërguesi që kërkon të eliminojë Atin e Shenjtë.

Dosja u konfiskua më pas nga Policia Italiane dhe ka nisur që të analizohet me detaje për të çuar efektivët tek dërguesi i saj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re