Ardian Dvorani, një tjetër emër i njohur i drejtësisë shqiptare, anëtar i Gjykatës së Lartë, e ka kaluar me sukses provën e vettingut, duke u konfirmuar në detyrë. Por ai ka dhënë alarmin mbi situatën e rëndë në këtë instancë, pikërisht për shkak të vettingut

“Është vërtetë një situatë alarmante, vërtet alarmante. Zgjidhjet nuk mund t’i japë Gjykata e Lartë, sepse numrin e gjyqtarëve nuk e cakton Gjykata e Lartë.

Gjykata e lartë është në vështirësi objektive, ka qenë në vështirësi objektive prej vitesh sepse numri i gjyqtarëve asnjëherë nuk ka qenë i plotë.

Vitin e fundit është përgjysmuar dhe në këto momente për shkak të vendimeve të komisionit disa kolegë janë pezulluar, numri i gjyqtarëve është i kufizuar. Po bëjmë të pamundur për të përballuar ngarkesën por me një numër të kufizuar gjyqtarësh do të bëjmë gjithçka për të përballuar ngarkesën por me një numër të kufizuar gjyqtarësh mund të zgjidhim atë që mund të zgjidhet”, tha Dvorani.

Sipas tij, janë 24 mijë dosje që presin të shqyrtohen.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re