Një çantë e braktisur pranë Ambasadës Ruse në Tiranë, ka ngritur dyshime se brenda saj mund të ketë lëndë eksplōzivi. Policia ka gjetur një çantë dyshimtë në trotuar.

Pritet që të konfirmohet nga organet përkatëse nëse bëhet fjalë për eksplōziv ose jo. Drejt vendit të ngjarjes po shkojnë forcat xhenjere.

Çanta e braktisur ka vendosur në alarm autoritetet e sigurisë në vend. Zona është rrethuar nga policia, ndërkohë që pritet të kontrollohen edhe kamerat e sigurisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re