Një kërcënim për bombë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ka vënë në lëvizje policinë e Kosovës.

 

Policia ka njoftuar se menjëherë ka dalë në vendngjarje, duke ndërmarrë masat e nevojshme për ta siguruar lokacionin, derisa ka evakuuar edhe personat që ndodheshin në aeroport.

 

Lajmi u konfirmua edhe nga zëdhënësja e aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara e cila me anë të një postimi në Facebook bëri të ditur se udhëtarët dhe personeli i aeroportit janë evakuuar dhe ekipet e emergjencës po kryejnë detyrën.

 

Kjo nuk është hera e parë që ka pasur kërcënime për bombë në këtë aeroport, ndërkohë që të gjithë kanë rezultuar alarme të rremë.

 

Në disa shkolla në veri të Kosovës është ndërprerë disa herë procesi mësimor. Kjo për shkak të mesazheve anonime kërcënuese sipas të cilave në këto shkolla ishin vendosur bomba.

 

Më herët më 24 maj, një tjetër kërcënim me bombë ka ndodhur në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, i cili rezultuar si alarm i rremë.REL/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re