Një telefonate për kanosjen nga një bombë në aeroportin e Sofias ka ngritur në këmbë policinë bullgare.
Lajmi i rremë alarmoi të pranishmit të cilët u evakuuan nga aeroporti pas urdhrit që u dha nga Ministria e Punëve të Brendshme menjëherë pas raportimit të telefonatës.
Hetimi policor konfirmoi se telefonata ka qenë e rremë dhe për një orë qarkullimi ajror është rivendosur, ndërsa udhëtarët e evakuuar janë kthyer në terminale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re