Skip to content

Alarm për bombë pranë “Shkolles së Baletit”, policia rrethon zonën

Një alarm për bombë ka vënë në lëvizje uniformat blu në rrugën “Petro Nini” në Tiranë.
 
Një pako e dyshuar për eksploziv është pikasur në ambientet e një dyqani rrobash në kryeqytet.
 
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, e cila ka rrethuar vendin e ngjarjes.
 
Policia është në pritje të forcave xheniere që do të kryejnë dhe lëvizjen e pakos.