Kanceri i stomakut po prek shumë të rinj në Shqipëri. Mjekët gastrohepatologë thonë se po haset edhe në mosha 20 vjeç.

“Po rritet frikshëm. Shqipëria ka një incidencë 13 të prekur në 100 mijë banorë, dhe mbajmë vendin e parë në rajon për vdekshmëri nga kanceri i stomakut”, tha për Top Channel mjekja gastrohepatologe, Vigjilenca Demiraj.

Cilat janë simptomat e para që shfaq një person i prekur për ta diagnostikuar në kohë?

“Këputje, humbje oreksi, neveri nga mishi”, u shpreh mjekja.

Një ndër shkaqet kryesore konsiderohet prania e helikobakterit në stomak i cili përhapet lehtësisht nga një person tek tjetri, por edhe ushqimet qe po konsumojmë.

“Ky bakter nëse e ka njëri në familje përhapet shumë shpjet, për shkak të puthjeve apo nëse përdorin gota, lugë të njeri-tjetrit.

Në një studim të kryer me nxënës të shkollave fillore në Tiranë ka rezultuar se ky bakter gjendet tek fëmijë të moshave 7-10 vjeç .

“Ka rezultuar se 80-90% e fëmijëve kishin prani të helikobakterit, por stomaku i fëmijëve është infantil, me kalimin e moshës ky bakter tek disa persona thjeshtë qëndron, por infekton të tjerë, ndërsa tek të tjerë shkakton kancer të stomakut. Tek personat me helikobakter 80% e tyre bëjnë kancer të stomakut”, pohoi mjekja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko